Uji Dea

Ndërpritet derbi i kampionatit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Derbi shumë i mirëpritur në mes Gjilanit e Ballkanit, i cili kishte peshë të madhe për pozitën e parë në tabelë nuk ka përfunduar ashtu siç e dëshirojnë dashamirët e futbollit.

Skuadra e Ballkanit e fillojë mirë takimin kur që në minutën e parë kaloj në epërsi, pasi një krosimi të bukur nga Thaqi, më së miri u gjend Ermal Krasniqi, 0-1.

Gjithë drama e këtij derbi u zhvillua në fund të ndeshjes. Pas një goditje nga këndi Yll Hoxha kroson e portieri Enea Koliqi i cili kishte shkuar në zonë t`i ndihmon shokëve të tij shënon gol me kokë duke barazuar në 1-1.

Uji Dea

Në këtë moment disa shikues hynë në fushë duke sulmuar portierin mysafir Stivi Frashërin të cilit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore.

Pas këtij sulmi, ndeshja nuk u zhvillua, pasi skuadra e Ballkanit doli nga fusha./rajonipress/