Uji Dea

Hadërgjonaj thotë se janë të gatshëm për Zvicrën: Jo vetëm për mua, por për shumicën e lojtarëve është lojë speciale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të martën mbrëma, Kosova është mysafire e Zvicrës në Stadion Letzigrund të Cyrihut, në një ndeshje miqësore.

Të drejtuar nga trajneri Alain Giresse, skuadra zhvilloi një stërvitje në fushën e stadiumit, ku do të zhvillohet loja.

Më pas, përzgjedhësi i Kosovës dhe mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Në një prej prononcimeve të tij, ylli i Kasimpasa ka thënë se për shumicën e lojtarëve kjo është një përballje e veçantë.

Mobi Casa

“Jo vetëm për mua, por për shumicën e lojtarëve është lojë speciale. Unë kam qenë në skuadër për Zvicrën, por përgatitem si për çdo ndeshje. Nuk ka ndonjë motivim të veçantë apo diçka të tillë. Është ndeshje speciale jo vetëm për mua, por për të gjithë”, ka thënë Hadërgjonaj.

Për më shumë, 27-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të reja dhe e përfaqësueses së Zvicrës, para se të vendoste ta përfaqësojë Kosovën.

Megjithatë, ai ka thënë është përgatitur si për çdo ndeshje dhe se nuk ka ndonjë motivim të veçantë për këtë takim, megjithëse është një ndeshje e veçantë për të dhe bashkëlojtarët.

“Është një lojë speciale, por ne përgatitemi për çdo ndeshje dhe duam ta fitojmë sikurse me Burkina Fason. Ne kemi kapacitet dhe e kemi dëshmuar veten ndaj kundërshtarëve tjerë, kështu që natyrisht që synimi është një rezultat sa më i mirë ndaj Zvicrës. Atmosfera do të jetë e njëjtë për të gjithë. Është ndeshje miqësore dhe duam të tregojmë lojën ashtu siç jemi përgatitur në stërvitje. Dy vitet e fundit pa tifozë ishin të vështirë, stadiumi besoj se do të jetë i stërmbushur dhe do të ketë shumë kosovarë në stadium. Kjo do të na motivojë shumë”, ka thënë Hadërgjonaj.