ARKATANA

Ndërron jetë Ramiz Mustafa, njëri ndër peshkatarët më të vjetër në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Sot në orët e hershme të mëngjesit, në moshën 61 vjeçare ka ndërruar jetë, pas një sëmundje të shkurtër, njëri ndër peshkatarët më të vjetër e të suksesshëm Ramiz Mustafa

Ramizi ishte një qytetar i ndershëm dhe i respektuar nga të gjitha shtresat. Ai njëherit ishte edhe peshkatar tejet i suksesshëm duke fituar medalje të ndryshme në sportin e peshkatarisë

ARKATANA

Ramiz Mustafa varroset sot në ora 16.00 në varrezat e qytetit në Gjilan./rajonipress/