Flamur Bunjaku jep dorëheqje nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së
Flamur Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Në letrën e tij drejtuar këtij komiteti dhe kryetarit të FFK-së, Bunjaku ka thënë se ka disa javë që me shqetësim e vëmendje të madhe po i ndjek zhvillimet për FFK.
Bunjaku ka qenë krahu i djathtë i Fadil Vokrrit, ndërsa kontributi i tij për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA ishte shumë i madh.
Bunjaku që nga viti 2016, ishte pjesë e KE në FFK. Ndër të tjera, Flamur Bunjaku, ka thënë se kontributi i tij ka qenë vullnetar dhe kontributdhënës pa përfituar asgjë.


