Derbi i Anamoravës nuk nxjerr fitues
Derbi i 39-në mes Gjilanit e Dritës nuk ka sjell fitues, dy skuadrat ndeshjen e përfunduan me rezultat të barabartë 1-1.
Ashtu siç është pritur dy skuadrat kanë kërkuar pikët e kreut të tabelës, por me atë se çka u tregua në fushë në fund të ndeshjes u deshën të pajtohen më nga një pike.
Nëpër mot të ftoftë e rreth 2000 shikues, në fushë të mbushur me baltë Gjilani kalon në epërsi në minutën e 20-të, nëpërmjet Shend Kelmendit i cili përfiton nga gabimet e mbrojtësve të Blakqorit e Baldës, ku i cili nga 16 metra mposht portierin Maloku 0-1.
Futbollistët e Dritës arrinë të barazojnë në minutën e 54-të, mbrojtësi Ilir Blakqori pas një depërtimi nga ana e majtë nga një pozitë e vështirë gjenë këndin e poshtëm të portierit Enea Koliqit, 1-1.
Gjatë ndeshjes lëndime serioze kanë marrë Ardian Limani e Arbnor Muja.
Futbollistët e Dritës në minutën e 87-të, mbesin më një futbollist më pak pasiqë arbitri e ndëshkon me karton të kuq mbrojtësin Ardian Cuculin, i cili më herët kishte prekur topin me dorë, këtë moment me anë të VAR-it arrihet të largohet nga loja.
Në përgjithësi në këtë derbi skuadra e Dritës kishte më tepër nga loja me disa gjysmë raste shënimi, ndërsa Gjilani nuk arriti të krijon raste për ta rrezikuar portën e Malokut. Gjilani mbetet në pozitë të dytë me 47 pikë një më pak se Ballkani, ndërsa Drita pozicionohet në pozitë të tretë me 42 pikë.
Në javën e 25-të, Drita është udhëtuese në Klinë ku do të takohet me Dukagjinin, ndërsa Gjilani është nikoqirë i Llapit./rajonipress/

