ARKATANA

Ardian Cuculi: Nesër në derbi do të dalim fitimtar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në futbollin e Kosovës, Ardian Cuculi, në konferencë për gazetarë, ka bërë të ditur se në fund skuadra e Dritës, do të festojë në këtë derbi.

Hidromorava

“Nesër do të jetë një derbi i zjarrtë për të dy skuadrat, unë me bashkëlojtarët e mi do të tregojmë cilësi dhe do të japim maksimumin, që nga ky derbi të dalim fitimtar. Ne kemi objektivat tona të cilat do ti shfaqim në fushë, dëshirojmë ti gëzojmë tifozët tanë pasi ata e meritojnë këtë fitore. Në këtë derbi shpresoj se gjatë 90 minutave të këtij derbi nuk do të ndalemi në asnjë moment, ndërsa ne do të jemi ata që në fund të këtij derbi do t`i gëzohemi fitores”./rajonipress/