Uji Dea

Drita humb derbin duke u larguar nga kreu i tabelës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në javën e 22-të, në derbin e kësaj jave në praninë e 1500 shikuesve në stadiumin e qytetit në Gjilan, Ballkani i Suharekës ka arritur ta mposht Dritën me rezultat 0-1.

Me këtë fitore futbollistët e Dritës kanë bërë një hap të madh mbrapa ,, ndërsa “portokallinjët” nga Suhareka, me këtë fitore kanë bërë një hap të madh duke marrë kreun e tabelës së klasifikimit.

Në një lojë mesatare, futbollistët e Dritës nuk arritën të krijonin raste shënimi drejt portës së portierit mysafirë Frashëri, i cili në këtë përballje nuk pati ndonjë punë të vështirë.

Rastin më ideal të ndeshjes e kishte tek Drita, Jashari i cili nga 30 metra gjuan fuqishëm por portieri Frashëri me mund të madh dëbon topin jashtë vijës fundore të tij. Sulmet e Dritës kryesisht përfundonin para portës mysafire pa rrezikuar portën kundërshtare. Golin e vetëm në këtë derbi e ka shënuar rezervisti Theophilus Solomon i cili zëvendësoi në pjesën e dytë Hofmanin.

Fundamenti

Së pari Bajram Jashanica në minutën e 70 nga një pozitë vështirë harkon në zonë e më së miri gjendet Solomon dhe nga afërsia godet pingulen e portierit Maloku e topi shkon drejt në rrjetën e tij.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes ka deklaruar. “Mendoj se që të dyja skuadrat luajtën lojë të taktizuar. Futbollistët e mi bënë mjaftueshëm për të marrë barazim, apo edhe më tepër. Në pjesën e parë kishim më shumë nga loja. Edhe pjesën e dytë e nisëm mirë, por kundërshtari na mposhti nga ndërprerja. Duhet të vazhdojmë sepse kampionati është i gjatë. Duhet të përgatitemi për ndeshjet tjera”.

Ndërsa, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja pas 90 minutave deklaroi. “Udhëtimi në Gjilan te Drita ishte shumë i vështirë. Ishte një ndeshje me atmosferë për të luajtur futboll, sepse stadiumi ishte i mbushur me përkrahës të Dritës. Futbolli luhet për tifozë. Prania e tyre i jep një tjetër imazh lojës. E dinim që do të ishte vështirë dhe e dinim se ndeshja do të vendosej nga episode të caktuara, ashtu siç u shënua goli. Ishim gjatë gjithë kohës në ekuilibër. Shfrytëzuam momentet e pakta që i kishim. Kjo fitore na jep edhe një bonus në anën psikologjike”.

Me këtë humbje Drita ka tubuar 41 pikë në pozitë të tretë, ndërsa Ballkani në pozitë të parë me 45 pikë./rajonipress