Ardian Nuhiu: Në derbin me Ballkanin kërkojmë pikët e plota
Gjilan – Në konferencën e rregullt me gazetarë, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka shpalosur mundësit e takimit të nesërm në mes Dritës e Ballkanit.
“Do të jetë një përballje e vështirë, është një sfidë e vështirë, për mua sfidat vështira më pëlqejnë edhe ngritemi si skuadër por edhe si trajner. Ne si skuadër në këto sfida të vështira, dëshmojmë kualitete dhe arrijmë rezultate pozitive. Skuadra e Ballkanit ka startuar mjaft mirë në pranverë, ka marrë tri fitore dhe është në formë të mire, por ne si grup jemi të përgatitur maksimalisht që nesër ta fitojmë këtë ndeshje”.
Ndeshja derbi me Ballkanin zhvillohet nesër, në stadiumin e qytetit ne Gjilan në ora 13:00./rajonipress/


