FIDANISHTJA

Reshat Sahitaj shkrimtar i dëshmuar (edhe) në Evropë

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Bilall Maliqi – Reshat Sahitaj “Nus vers l’indenpendance” (Lakuriq drejt pavarësisë” shb. “L’Harmattan” Paris, 2020, fq. 147, ISBN: 978-2-343-19697-8).

Shkrimtari i njohur, publicisti e kritiku i letrave shqipe, Reshat Sahitaj, njëherit kryetar i Unionit të shkrimtarëve shqiptar, një krijues i veçantë, me origjinalitetin dhe individualitetin e tij krijues, ka bërë që librat e ij të jenë të lavdëruar nga kritika letrare në përgjithësi.

Ai edhe në publicistikë e ka treguar veten si një publicist i vëmendshëm, serioz me shkrimet e tij, si politike, po asht edhe kulturore e kritike. Ka bashkëpunuar me gazeta të shtypura në Kosovë, por më tepër në të përditshmen “Kosova Sot”, ku trajtesat e tij kanë ngjallur interesim të madh te lexuesit, sepse në to ka fuqi shprehëse, por ka edhe guxim, që t’i thotë troç ato mangësitë në rrafshin e jetës dhe në tematika të ndryshme që i ka trajtuar dhe që ende i trajton.

Në cilësinë e shkrimtarit ka dhënë kontributin e tij, duke sheshuar vlera të pakontestueshme edhe në prozë, gjë që bota e letrave shqipe dhe ndërkombëtare e njeh si një shkrimtar tejet serioz, të veçantë, të guximshëm, me mendime të mprehta, koncize dhe të thukëta.

Për të folur për krijimtarinë publicistike e letrare për shkrimtarin Reshat Sahitaj, duhet shumë kohë, shumë gjurmime, shumë guxim, shumë përpjeke dhe përgjegjësi, sepse ai në vete ka një bagazh të konsiderueshëm të veprave të tij, e për t’i lexuar e ti qëmtuar duhet, durim, e shtjellim efikas, mbi të gjitha studim të mirëfilltë, njëjtë siç është portreti krijues i Reshat Sahitajt.

Në rrafshin e përkthimeve të librave të tij, me dëshirën më të madhe, shtëpitë botuese prestigjioze, siç është njëra nga to “Le Harmattan” e Parisit, ku iu kanë përkthyer libra të tërë, por, ai është edhe bashkëpunues i shkëlqyeshëm, dhe kjo ka bërë që t’u përkthejë e t’u botojë libra edhe miqve të tij krijues në këtë shtëpi botuese.

Do të ndalemi te një botim të veçantë, autor i së cilës është Sahitaj, që i ka munguar lexuesve frankofonë, është përmbledhë me 35 tregime të dashurisë, fjala është për tregime nga autorë të zgjedhur nga mbarë etnikumi shqiptar, me titull “Nus vers l’independance” (Lakuriq drejt pavarësisë), botues shtëpia prestigjioze franceze “ L’ Harmattan”.

Hap i guximshëm!

Për ta nis një projekt të tillë, duhet së pari të kesh guxim, si në përzgjedhje të shkrimtarëve, po ashtu edhe në “zbulimin” e vlerave artistike, të tyre, në mënyrë të gjithëmbarshme, pra duhet njohur mirë e mirë profili i tyre krijues dhe tregimet të cilat i ka përzgjedhur, e as njëra e as tjetra nuk i ka munguar dhe ka finalizuar librin, dhe atë me afat jo të gjatë. Të gjitha tregimet autorët ia kanë përcjellur në gjuhën shqipe, e ai është njohës i shkëlqyeshëm i gjuhës frënge, i ka përkthyer në mënyrë brilante ka bashkëpunuar me redaktorë e me lektorë francez, në mënyrë që libri të del me një vlerë ashtu siç e kërkon kjo shtëpi botuese.

Libër i rrallë…

Fundamenti

Për lexuesit frankofonë krijuesit, apo në këtë rast prozatorët shqiptarë, kështu tok në një libër u kanë munguar. Ka pasur të përkthyer ca shkrimtarë të njohur individualisht, por kështu si ky libër, mendoj që është i parë (nëse nuk gaboj), me krijues të mbarë etnikumit shqiptarë.

Autori i këtij libri, shkrimtari Reshat Sahitaj, lexuesve frankofonë u ka servuar tregime nga më të ndryshme, me të njëjtin motiv, pra motiv të dashurisë, por brendia e tregimeve shoqërohet me vlera të ndryshme, njëjtë siç janë edhe vlerat e tyre, veç e veç në krijimtaritë e tyre letrare.

Autori me përzgjedhjen që ka bërë, normal që ka pasur një kriter të jashtëzakonshëm, sepse ky libër nuk është libër i nivelit të “mëhallave” apo të nivelit lokal, porse ngërthen në vete art të posaçëm, njëjtë siç janë edhe lexuesit frankofonë, të cilët mjeshtërisht i dallojnë, i krahasojnë vlerat dhe i ndajnë nga pseudovlerat, pra me një fjalë nuk është turpëruar nga ta…

Kush janë krijuesit e përzgjedhur?

Brenda librit, autori ka përzgjedhur 35 autorë nga vise të ndryshme shqiptare, pra të gjithë gjeografinë shqiptare e ka futur brenda librit, të cilët me tregimet e tyre sollën vlera të kënaqshme artistike, të cilat i kanë derdhur brenda tregimeve të tyre, duke pasur kujdes të veçantë se gjithçka nuk përkthehet dhe gjithçka nuk pranohet nga kjo pjesë e lexuesve evropianë, ku flitet dhe shkruhet gjuha frënge.

Autori i librit prozatorët i ka renditur në sistemin alfabetik: Adem Xhaledini (Maqedinia e Veriut), Albert Shala (Kosovë), Alma Jaku (Shqipëri), Anila Karapidou (Shqipëri), Alketa Gashi Fazliu (Kosovë), Berat Dakaj (Kosovë), Behare Rexhepi (Kosovë), Bilall Maliqi (Luginë e Preshevës), Biser Mehmeti (Kosovë), Driton Smakaj (Kosovë), Edlira Qefalija (Shqipëri), Flora Peci (Kosovë), Ibrahim Berisha (Kosovë), Isuf Hoxha (Kosovë), Izet Avdyli (Kosovë), Ibrahim Koça (Maqedini e Veiut), Istref Haxhillari (Shqipëri), Asllan Qyqalla (Kosovë), Leonita Fazliu (Maqedoni e Veriut), Luan Xhuli (Shqipëri), Mevlude Saraçi (Kosovë), Miranda Lushaj (Kosovë), Hasan Selimi (Shqipëri), Prend Buzhala (Kosovë), Remzi Limani (Kosovë), Rozeta Kreste (Shqipëri), Sadik Bicaj (Kosovë), Sheqir Podvorica (Kosovë), Shefqet Dinaj (Kosovë), Zyrafete Manaj (Kosovë), Xhelal Ademi (Maqedoni e Veriut), Gjon Gjergjaj (Kosovë), Sebahate Sopjani (Kosovë), Viktoria Sherifi (Kosovë) dhe Reshat Sahitaj (Kosovë).

Një libër me vlerë…!

Ky libër me 35 tregime të motivit të dashurisë, i përkthyer në gjuhën frënge, tok me nga një biografi të shkurtër të autorëve, përveç tjerash është para lexuesve një komplet edhe me tregim edhe me biografi, në mënyrë që lexuesit pasi t’i lexojnë tregimet të lidhen edhe me biografitë e tyre, në mënyrë që të kenë qasje më komplete për shkrimtarët e servuar.

Libri sigurisht që është pritur mirë nga lexuesit frankofonë, me vetë faktin se kjo shtëpi botuese nuk boton libra që nuk kanë vlerën e lartë artistike, ky libër dhe librat të tjerë të autorit shiten në libraritë: HARMATTAN GALLIMARD FNAC në kopje fizike dhe elektronike.

Ky libër padyshim se është një pasaportë letrare gjithëshqiptare për lexuesit e kësaj pjese të Evropës…/rajonipress/