Hidromorava

Me sukses përfundoi ora letrare Pavarësia edicioni i XII dhe ndarja e çmimeve letrare

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për nderë të 14 vjetorit të PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë (pjesë e Unionit Ndërkombëtar të Shkrimtarëve dhe të Kritikëve me seli në Paris), me një pjesëmarrje masive me krijuesit e ardhur nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Kosova i përfundoi punimet me sukses.

Ftesës së Unionit të Shkrimtarëve iu përgjigjën poetë e kritikë të shquar të letrave shqipe si SADIK BEJKO, Agim Bajrami, Haqif Mulliqi, Abdullah Zeneli, Kalosh Ҫeliku e mbi dyqind krijues, mirëpo për shkaqe të masave të sigurisë kundër Virusit Covid, këtë vit u detyruam të zvogëlonim numrin e krijuesve pjesëmarrës.

Qe nga shpallja e Pavarësisë më 2008, Unioni i Shkrimtarëve rregullisht bënë vlerësimin e veprave letrare të te gjitha zhanreve të botuar gjatë vitit dhe jep çmimin « Pavarësia » autorëve më të suksesshëm të vitit. Gjarmë tani nga Unioni i Shkrimtarëve çmimin « Pavarësia « e kanë marrë Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Ali Podrimja, Jusuf Buxhovi, Gani Xhafolli, Ramiz Kelmendi, Etleva Tafa, Dan Ibrahimin, Leonora Jakupin ….

Fundamenti

Në edicionin e XII të organizuar më 16 shkurt 2022 në Bibliotekën Kombëtare, Unioni i Shkrimtarëve ndau dekoratë të veçantë për kontribut në fushën e shkencës kulturës dhe historisë Prof Dr Eqrem Zenelaj, i cili nga Kryetari I Shqipërisë u dekorua më titullin KALORËS I URDHËRIT TË SKENDERBEUT
Për vepër jetësore krijuesit SADIK BEJKO dhe IBRAHIM KADRIU

Këtë vit për kontribut në fushën e kulturës Unioni iShkrimtarëve ndan çmimin SPECIAL PAVARËSIA këngëtarit dhe moderatorit tonë të njohur të emisionit ODEON Z. NAIM ABAZI.

Për kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen e kulturës dhe vlerësimin e ngjarjeve kulturore që zhvillohen në të gjitha trojet shqiptare Unioni I Shkrimtarëve ndan çmimin portalit më të njohur shqiptar KULT PLUS
1. Çmimin për Veprën me të mirë poetike për vitin 2021, Unioni ka vendosur unanimisht që t’ia jep ABDULLAH ZENELIT për veprën KONCERT NË KOHË DASHURIE
2. Çmimin për Veprën më të veçantë si në trajtesë ashtu edhe në kompozicion e veprimtari dramatike, t’ia jap dramaturgut Prof Dr Açif Mulliqit, PËR VEPREN « KATËR EPOLETAT DHE DRAMA TJERA » FTOJMË
3. Çmimi ROMANI MË I MIRË I VITIT iu dha FLORA PECI
4. Çmimin për veprën më të mirë Satirike kësaj radhe me plot meritë e fitoi shkrimtari ynë z. Izet Avdyli,
5. Çmimin Krijues i shpresave të ardhmërisë sonë letrare iu nda dy vogëlusheve :
EDA HAXHIU & KALTRINA KRASNIQI të cilave ua dha krijuesja FLORA BROVINA
Për kontribut në fushën e FOTOGRAFISË këtë vit Unioni I Shkrimtarëve ndanë çmimin PAVARËSIA për FOTOREPORTERIN ASLLAN KRASNIQI I cili në fokusin e aparatit të tij I përjetësoi në celluloid figurat më eminente politike të këtij planeti si dhe ngjarjet ku u morën vendime për Kosovën si në Parlamentin Evropian, në NATO , në Rambuje e veçanërisht EKSODIN E VITIT 1999.
Unioni I Shkrimtarëve me çmimin PAVARËSA e shpërblen Shtëpinë Botuese LENA GRAFIK e cila shtëpi boton mbi 1200 tituj në vit
Me MIRËNJOHJE SPECIALE PAVARËSA këtë vit Unioni I Shkrimtarëve z. XHAFER KASTRATIT
Pas përfundimit të Orës letrare, Unioni I Shkrimtarëve shtroi një darkë për të gjithë pjesëmarrësit.
Reshat Sahitaj
Kryetar i Unionit të Shkrimtarëve