United Hospital

Ballkani nuk është imun ndaj sulmeve terroriste

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, thotë se shtetet e Ballkanit duhet të rrisin bashkëpunimin ndërmjet vete, në mënyrë që të parandalojnë ndonjë sulm të natyrës si ajo në Nisë të Francës.

Sulmi i fundit terrorist në Nisë të Francës, që la mbi 84 persona të vrarë dhe qindra të lënduar, ka vënë në dyshim sigurinë globale, duke përfshirë edhe Ballkanin. Sipas ekspertëve të sigurisë, sulmet terroriste të ISIS-it kanë krijuar pasiguri në gjithë rajonin, duke përfshirë edhe Kosovën e cila aktualisht është më pak e rrezikuar nga ky fenomen global.

FIDANISHTJA

Ekspert i sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar sulmet e së enjtes mbrëma në shtetin francez, ku dhe i ka cilësuar këto si sulme që kanë për qëllim të ndjellin frikë dhe pasiguri të vendet demokratike.

“Çmenduria që po kërcënon botën e lirë përmes akteve të tilla monstruoze terroriste qartësisht ka marrë përmasa të tmerrshme. Terrorizmi global, si një prej të këqija më të mëdha të kohës sonë, po synon të ndjellë frikë, pasiguri, panik dhe jostabilitet në zemër të qytetërimit të lirë dhe demokratik. Sigurisht, terrorizmi global nuk do të mposhtet lehtë, porse bota nuk ka alternativë tjetër pos të bëjë të gjitha përpjekjet e përbashkëta për të zhdukur këtë ideologji vrastare”, ka deklaruar Ramadani./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.