ARKATANA

Kur debati humb vlerën e tij

/ 9 minuta lexim
ARKATANA

Nga Shaban Murati – Debatet që sot po zhvillohen përmes medieve tona kanë humbur origjinalitetin e tyre. Ato bëhen për qëllime shumë të ulëta. Debatet që po zhvillohen sot në shoqërinë tonë kanë për qëllim shfaqjen e armiqësisë, urrejtjes, përçarjes, diskriminimit, fshehjen e realitetit, maskimin dhe fshehjen e shumë gjërave të rëndësishme dhe të dobishme për shoqërinë, fyerjen, largimin e masës nga gjërat madhore dhe marrja me gjëra të pa dobishme, fjalët e ndyta, mosrespektimi i mendimit ndryshe në bazë të fakteve dhe argumenteve, mos profesionalizmi në debat. Në debat nuk thirren njerëzit e thirrur për një fushë të caktuar dhe të specializuar për atë drejtim, por thirren vetëm ata të cilët din të fyejnë, të shpifin, të akuzojnë.

Ndryshimi i njerëzve në fenë e tyre, besimin e tyre, bindjet e tyre është një synet i Allahut të cilin Ai e ka caktuar dhe ka vendosur kështu. Llojllojshmëria e njerëzve në këto është një ligj i Allahut. Sikur të donte Allahu nuk do të lejonte një gjë të tillë. Sikur të dëshironte Ai, nuk do të kishin mundësi njerëzit të mendojnë ndryshe, të kenë fe ndryshe, të besojnë ndryshe, por Allahu i bëri njerëzit të ndryshëm në fenë e tyre, mendimet e tyre, ideologjinë e tyre, parafytyrimin e tyre.

Në njerëz ekzistojnë me dhjetëra, qindra dhe mijëra mendime dhe ideologji të ndryshme. Allahu thotë në Kuran: “Sikur të kishte dashur Zoti yt, të gjithë njerëzit do t’i bashkonte në një bashkësi të vetme, por ata vazhdojnë të jenë të ndryshëm, përveç atyre, që i ka mëshiruar Zoti yt. Për këtë qëllim Ai i krijoi ata. ( Hud 118,119). Allahu krijoi njerëzit të tillë për një urtësi të madhe e që është sprovimi i njeriut me njëri tjetrin.

Nisur nga ky ndryshim që Allahu e krijoi te njerëzit, ligjësoi edhe debatin mes tyre, shfaqjen e mendimeve të ndryshme. Debati është një formë e cila bënë lidhshmërinë mes njerëzve dhe mendimeve të tyre. Është një mjet për ta bindur me fakte atë që mendon ndryshe, është një mjet për të shfaq realitetin e gjërave, për të treguar atë e cila është e drejtë dhe e vërtetë. Përmes debatit mund të eliminohen shumë dyshime dhe shumë paqartësi që i posedon njeriu ndaj një fenomeni të caktuar. Debati i cili nuk ka qëllime të mira dhe nuk ka nijet të pastër, nuk mund të jap frytin e tij.

Në Kuran, debatet zënë një vend të merituar. Debate mes krijuesit dhe krijesave, debate mes të dërguarve të Allahut dhe popujve të tyre, debate mes atyre që thërrasin në të vërtetën dhe atyre që thërrasin në të kotën. Po ashtu i Dërguari i Allahut ka përdor debatin si mjet për të biseduar, përmirësuar dhe për ti bindur njerëzit. Po ashtu debati vazhdon dhe do të vazhdoj të përdoret nga njerëzit e mençur, për të arritur deri te realiteti i gjërave.

Ne në Kuran gjejmë debatin që është bërë mes Allahut dhe melaqeve të Tij, me rastin e krijimit të njeriut. Kur Allahu njoftoi melaqet për krijimin e njeriut, ato nga frika se njeriu do të bëjë çrregullim në tokë, iu drejtuan Allahut duke i thënë se po krijon një krijesë e cila do të derdh gjak dhe do të bëjë shkatërrime në tokë?!. Ndërsa Allahu iu përgjigj se Unë di për njeriun atë që ju nuk e dini. Allahu iu lejoi melaqeve që të shfaqin mendimin e tyre në lidhje me krijimin dhe vendosjen e njeriut në tokë. Melaqet dhanë mendimet e tyre, në bazë të dijes së pakt që kishin për njeriun, por Allahu iu tregoi melaqeve që Ai din për njeriun atë që melaqet nuk e din, dhe solli argumente për këtë. ( shih kaptinën Bekare, ajeti 30-33).

Po ashtu Allahu debatoi edhe me pejgamberët e Tij, me Nuhin, Ibrahimin, Musaun, Isaun etj. Kur Ibrahimi alejhi selam i tha Allahut o Zot më trego se si i ngjallë të vdekurit. Allahu i tha a nuk po beson në këtë? Ibrahimi tha po, por dëshiroj të qetësoj zemrën time. Allahu i tregoi se çka të veproj Ibrahimi në lidhje me këtë, ( shih kaptinën Bekare ajeti 260).

Ajo që tregon më së shumti rëndësinë e debatit, është edhe vet debati që Allahu zhvilloi me krijesën, e cila kishte mohuar Allahun dhe urdhrat e Tij, i cili kishte refuzuar urdhrin e Tij. Allahu vendosi debat mes Tij dhe Iblisit, me rastin e krijimit të njeriut, kur Iblisi refuzoi urdhrin e Allahut për ti ra në sexhde Ademit ( shih për këtë kaptinën Sad, ajeti 75-85).

Ndërsa debatet e pejgamberëve me popujt e tyre dhe debatet mes atyre që thërrasin në të vërtetën dhe atyre që thërrasin në të tokën, zënë një vend të merituar në Kuran. Po ashtu i Dërguari i Allahut sa ishte në Meke debatonte me idhujtarët e Mekës. Ndërsa, pas shpërnguljes së tij në Medine debatonte me të krishterët dhe hebrenjtë. Hebrenjtë ishin prej atyre që banonin në periferinë e Medinës, ndërsa të krishterët vinin prej Nexheranit dhe vendeve tjera krishtere, për të debatuar me Pejgamberin. Afërsisht njëqind ajete në kaptinën Ali Imran flasin për këto debate.

Allahu vendosi rregulla për debatin, rregulla të cilat nuk duhet ti tejkaloi një debat i mirëfilltë: “Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe thoni: “Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një – dhe ne Atij i nënshtrohemi si myslimanë”. ( ankebut 46). Po ashtu Allahu debatin e llogariti, njërën prej metodave dhe mjeteve për të i thirr njerëzit në rrugën e drejt, dhe për tua sqaruar të vërtetën dhe njëkohësisht vendosi edhe etikën dhe formën e debatit: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë të bukur dhe diskuto me ata në mënyrën më të mirë! Me të vërtetë, Zoti yt i di më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij, e di më së miri ata, që janë në rrugë të drejtë ( Nahl 125).

Kështu duhet të jetë një debat i mirëfilltë. Këto duhet të jenë qëllimet e debatit, dhe kështu duhet të zhvillohet debati i mirëfilltë. Që debati të jetë i mirëfilltë duhet të ecë në normat dhe kushtet që duhet t`i posedoj debati.

Uji Dea

Kushti i parë është që të ketë sinqeritet në debat, të ketë nijet të pastër, të ketë për qëllim kuptimin e realitetit dhe debati të zhvillohet në formën më të mirë.

Kushti i dytë është që debati të bëhet mbi fakte dhe argumente, dhe argumenti të jetë ai i cili vendos për një gjë të tillë.

Kushti i tretë është që gjatë zhvillimit të debateve të mbizotëroj drejtësia mes palëve në debat. Debati nuk guxon të kaloj në urrejtje, padrejtësi ndaj një pale, qoftë edhe ndaj kundërshtarit. Allahu ka tërhequr vërejtjen që urrejtja ndaj dikujt dhe pengimi nga dikush mos të na bëjë neve që të tejkalojmë kufijtë në armiqësi dhe padrejtësi.

Por, Allahu na urdhëron që të bashkëpunojmë me devotshmëri dhe mirësi e jo me urrejtje dhe armiqësi. Qëllimi i debatit duhet të jetë që ta mbrojmë njëri tjetrin dhe ta bindim njëri tjetrin, e jo të shfaqim luftë dhe armiqësi mes njëri tjetrit. Qëllimi i debatit duhet të jetë që drejtësinë ta vendosim e padrejtësinë ta fundosim.

Është prej etikës së debatit që ta nderojmë njëri tjetrin, ta respektojmë njëri tjetrin, sepse Allahu e ka nderuar dhe privilegjuar njeriun nga të gjitha krijesat tjera, pa marr parasysh mendimin e tij, besimin e tij. Të respektohet liria e njeriut në besimin e tij, pasi që parim fondamentalë është se “ NUK KA DHUNË NË FE”, të dëgjohet dhe të respektohet mendimi i tjetrit.

Një pyetje e cila duhet të parashtrohet me shtjellimin e kësaj teme, pasi që edhe shoqëria e jonë iu nënshtrohet debateve të shumta është se a po zhvillohen debate të sinqerta dhe të mirëfillta në shoqërinë ton?

Mendoj se edhe të tjerët nga mendjet e ndritura pajtohen se në vendin tonë debatet që po zhvillohen kanë humbur qëllimin e tyre, kanë humbur sinqeritetin e tyre, kanë humbur etikën e tyre, kanë humbur shpirtin e tyre.

Debatet që sot po zhvillohen përmes medieve tona kanë humbur origjinalitetin e tyre. Ato bëhen për qëllime shumë të ulëta. Debatet që po zhvillohen sot në shoqërinë tonë kanë për qëllim shfaqjen e armiqësisë, urrejtjes, përçarjes, diskriminimit, fshehjen e realitetit, maskimin dhe fshehjen e shumë gjërave të rëndësishme dhe të dobishme për shoqërinë, fyerjen, largimin e masës nga gjërat madhore dhe marrja me gjëra të pa dobishme, fjalët e ndyta, mosrespektimi i mendimit ndryshe në bazë të fakteve dhe argumenteve, mos profesionalizmi në debat. Në debat nuk thirren njerëzit e thirrur për një fushë të caktuar dhe të specializuar për atë drejtim, por thirren vetëm ata të cilët din të fyejnë, të shpifin, të akuzojnë.

Një mysliman nuk guxon dhe nuk i lejohet që të bie në këtë nivel të ultë, gjatë debatit me palën tjetër, fyerja, sharja, shpifja, akuza pa të drejt nuk janë pjesë e moralit të myslimanit.

Andaj debatet që po bëhen në mediet tona ose duhet të mos quhen më debate, ose për tu quajtur debate duhet të ndryshojnë formën e tyre dhe të pastrojnë qëllimet e tyre./rajonipress/