Fundamenti

Sofra

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Poezi nga Nijazi Kastrati

Na është mbetur sofra thatë
Jo për fruta e për perime
Deri dje e mbushur plot

Me shume fëmijë edhe gëzime.
Grumbuj fëmijësh ulur në sofër
Gjithë të shëndëtshëm dukë ngrënë
Edhepse s’ish sofra e pasur

Dashuri rreth saj pa fund.
Të moshave të ndryshme dhe gjinie
Vëllëzër, motra e kusherinj
Dhjetë-pesëmbëdhjetë fëmijë në sofër

UBT

Hanin qeshnin për lakmi.
Asnjëherë problem mes veti
Sepse kollej i zoti i shpisë
Çdokush ish me obligime

Kot së koti smund të rrish.
Harmoni t’madhe mes vedi
Dashuria e pafund
Rrëfimet e tyre t’përjetimeve
Një pjesë t’madhe e vente n’gjum.

Gjitha t’mirat sot në sofër
Por s’e kemi dashurinë
Zemra e shpirti mbeten zbrazet
Kur fëmijët morën arratinë.

Sot kanë mbetë sofra të zbrazëta
Pleq e plaka rreth saj sillen
Kur t’mendohen kohët e arta
Dhe kafshatat s’kapërdihen!