UBT

Beqiraj nënshkruan me klubin shqiptar?

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Futbollisti i mirënjohur shqiptar, Fatos Beqiraj do të rikthehet të luajë në futbollin ballkanik, raporton FrontOnline.

33-vjeçari që ka bërë një karrierë të bujshme në Evropë, do ta vazhdojë karrierën në kampionatin elitar malazez.

Burime të FrontOnline mësojnë ekskluzivisht se futbollisti i lindur në Pejë do t’i bashkohet Deçiqit të Tuzit.

Portali mëson se Beqiraj tashmë ka arritur marrëveshje me klubin shqiptar dhe shumë shpejt do të vie zyrtarizimi.

Mobi Casa

Ndryshe, Beqiraj në karrierën e tij ka luajtur për klubet si Astana, Wisla Krakow, Bnei Yehuda, KV Mechelen, Dinamo Moska, Dinamo Zagreb, etj.

Ndërkaq, karrierën e tij, reprezentuesi i Malit të Zi e nisi në futbollin kosovar me klubin Shqiponja.

Ndryshe, Deçiqi pas 19 javësh në kampionatin malaez ndodhet në vendin e dytë me 33 pikë të tubuara, tetë më pak se lideri, Sutjeska.