Fundamenti

“Autori”, balada më e re nga Soni Malaj

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, për fundvit është rikthyer me projekt të ri muzikor.

“Autori” mban titullin kënga që e ka promovuar në programet e Vitit të Ri, në të cilën erdhi me një paraqitje të mahnitshme elegante.

Teksti dhe muzika është punuar nga Ilir Berani, kurse për orkestrimin është përkujdesur Ardian Kastrati.

Kjo baladë e artistes vjen pas disa aludimeve se është ndarë nga partneri i saj pas një periudhe gjashtë vjeçare.

Uji Dea

Megjithatë, 40-vjeçarja deri më tani nuk e ka pohuar e as mohuar një gjë të tillë.

Këngën e re të plotë tashmë e gjeni në YouTube në kanalin zyrtar të ‘Xixa Music’.

Soni nga ana tjetër po vazhdon ta ruajë me shumë fanatizëm jetën private. /Telegrafi/