FIDANISHTJA

23 vjeçarja nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Danimarkë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Një lajm tragjik vjen nga Danimarka ku një 23 vjeçare shqiptare me prejardhje nga Vushtrria ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me veturë.

Lajmin e kanë konfirmuar anëtarë të familjes të së ndjerës të cilët kanë dhënë edhe detaje rreth ceremonisë së varrimit.

“Me rastin e vdekjes së vajzës sonë Resmije Smajli, njoftohën të gjithë miqtë, shokët e dashamirët(burra dhe gra) se varrimi do të bëhet të Mërkurën me datë 17.11.2021 në ora 14:00 në varrezat e komunitetit musliman në Brøndby.” ka shkruar babai i së ndjerës.

ARKATANA

Ismajli ishte studente në Danimarkë ku edhe katër muaj pritej të mbaronte studimet universitare në Universitetin e Radgiver

23-vjeçarja nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Danimarkë