ARKATANA

Ky është reagimi i Rashicës, pas shkarkimit të trajnerit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Trajneri i Norwich Cityt, Daniel Farke është shkarkuar nga detyra, përkundër që e arriti fitoren e parë sezonale dje.

Pak orë pasi shënoi fitoren 1;2 ndaj Brentford, Farke u njoftua me vendimin e drejtuesve të Norwich, shkruan Gazeta Express.

Pas shkarkimit të tij, ka reaguar edhe ylli kosovar, Milot Rashica, i cili është pjesë e Norwich.

ARKATANA

“Faleminderit për gjithçka bos”, shkroi Rashica në profilin e tij në Instagram.

Daniel Farke ishte insistuesi më i madh që Rashica të vinte te Norwich, gjë e cila u arrit gjatë afatit kalimtar veror. /Gazeta Express/