ARKATANA

Dy zjarre të ndara në Petroc e Ranillug

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në fshatin Petroc të Kamenicës raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri çatia e një lokali pronë e viktimës mashkull shqiptar. Si pasojë e zjarrit është dëmtuar edhe një veturë.

Njësitë policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

FIDANISHTJA

Edhe në Ranillug raportohet se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri vetura Audi me targa lokale, pronë e viktimës mashkull serb. Njësitë policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/