UBT

Derbi mbyllet pa fitues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Drita dhe Prishtina në derbin e javës së VIII-të, kanë ndarë pikët në stadiumin e qytetit në Gjilan me rezultat të bardhë 0-0.

Gjatë 90 minutave u zhvillua lojë monotone pa raste shënimi, në pjesën e parë Jashari i Dritës në minutën e 38-të gjuan furishëm por portieri Nika shpëton portën e tij.

Në pjesën e dytë nuk u pa asgjë nga dy skuadrat, sulmet e tyre kryesisht përfundonin në gjysmëfushat kundërshtare.

Bekteshi i Prishtinës në minutën e 70 gjuan nga afërsia por portieri Maloku eviton rrezikuan.

Edhe në këtë përballje u vërejt se skuadra e Dritës është në krizë si të lojës poashtu edhe të rezultatit.

FIDANISHTJA

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili në tri ndeshje ende skuadra e tij nuk ka shënuar fitore, pas 90 minutave ka deklaruar.
“Mendoj se derbi ka arsyetuar epitetin, kundërshtari nuk ka rrezikuar shumë, ne patëm raste më të mira, ishte një ndeshje e taktizuar kemi merituar ta fitojmë këtë ndeshje por nuk e arritëm fitoren”.

Trajneri i Prishtinës, Zekirja Ramadani, ka theksuar pas ndeshjes.
“Ne në këtë ndeshje kishim më tepër guxim, nuk kishte hapësira shumë gjatë ndeshjes. Ne kishim ardhur për fitore
futbollistët u angazhuan shumë tentuam të fitojmë por nuk e arritëm këtë fitore të dëshiruar”.

Në javën e IX-të, të fazës së parë Drita është udhëtuese ku do të takohet me Ulpianën.

Pas VIII-të javëve Drita zë pozitën e 5 me 12 pikë./rajonipress/