United Hospital

“Gardiani’, i Dritës Arbër Sylejmani përforcon Kastriotin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Gardiani” shumëvjeçar i KH Dritës, Arbër Sylejmani, pas një kohe të gjatë ka ndarë rrugët me Dritën për ta vazhduar karrierën në KH Kastrioti të Ferizajit.

Sylejmani ishte njëri ndër shtyllat kryesore tek “bardhekaltërtit” e Dritës për shumë vite duke dëshmuar cilësi të larta në mes portave. Njëri ndër portierët më të mirë në hendbollin e Kosovës, Sylejmani kishte përforcuar më herët edhe skuadrën nga kryeqyteti Prishtinën në garat ndërkombëtare, poashtu Sylejmani ishte ndër portierët kryesorë në Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Edhe pse me plot nostalgji ndaj skuadrës së Dritës, ku njiherit edhe u formu Sylejmani thekson se shkuarja e tij në Kastriot të Ferizajit do të jetë një aventurë e re në karrierën e tij.

ARKATANA

“Nga zemra e falënderoj çdo pjesëtarë të KH Drita për vitet e kaluara në këtë mes, por ka ardhur koha që karrierën time ta vazhdoj në klubin fqinjë të Ferizajit në Kastriot”.

Se cilat janë synimet e 27 vjeqarit, Sylejmanit, në klubin e tij të ri Kastrioti, ai thekson se do të jetë një përvojë e re. “Synimet e klubit janë të jemi në pjesën e cila na dërgon në arenën ndërkombëtare, do të jetë një përvojë e re në karrierën time, do të jap më të mirën nga vetja që synimet e skuadrës së Kastriotit të realizohen ndërsa tifozëve të Kastriotit “Ujqve”, ju premtoj se së bashku do t’ja dalim që në fund Kastrioti të arrijë synimet e saja”, ka bërë të ditur njëri ndër portierët më të mirë në hendbollin Kosovar, Arbër Sylejmani./rajonipress/