Uji Dea

Posedonte pushkë automatike në shtëpi, prindi e paraqet rastin në polici

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar për një rast “Lëndim trupor” në fshatin Korminjan të Ranillugut.

Më pas viktima serb ka raportuar se djali i tij posedon një pushkë automatike prodhim Zastava Kragujevc dhe 17 copë fishek të kalibrit 7.62 mm. Policia e Kosovës njësitet Patrulluese nga stacioni i Ranillugut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë arrestuar fillimisht të dyshimtin si dhe i kanë konfiskuar armën.

Mobi Casa

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti t`i referohet gjykatës në procedurë të rregullt, për vepër penale, “Armë mbajtje pa leje” dhe “Dhunë familjare” njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/