Hidromorava

Tre shqiptarë përfundojnë në burg, kërkoheshin nga Gjykata

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në tri raste të ndara në Gjilan e Viti policia e Kosovës ka arritur t`i prangosur personat e kërkuar nga Gjykata.

Në Gjilan, në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore Gjilan, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Gjilanit.

Uji Dea

Edhe në rastin e dytë në Gjilan, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Kurse në fshatin te Shushtë në Viti në bazë të disa urdhëresave të lëshuara nga gjykata është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/