UBT

Në Mjak të Vitisë ndalohet automjeti që po kontrabandonte mallra nga Maqedonia në drejtim të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Në fshatin Mjak, të Vitisë njësitë policore kanë ndaluar automjetin kombi pa targa me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar i cili përmes rrugëve malore jashtë vendkalimit kufitar, nga territori i Maqedonisë së Veriut kishte hyrë në Republikën e Kosovës. I dyshuari me automjet kishte qenë duke transportuar vajra motorike pa dokumente.

FIDANISHTJA

Me urdhër të prokurorit automjeti me ngarkesën prej 214 butona me vaj motorik, 212 butona të zbrazëta si dhe një qese e mbushur me kapak për mbyllje të butonave është konfiskuar dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës kurse i dyshuari me automjetin e tij lirohen në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/