Mobi Casa

Pse të mbahen dëgjimet buxhetore?

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Nga Nuhi Nuhiu – Në çdo vit, muaji gusht e shtator, fillojnë dëgjimet buxhetore, që mbahen nëpër lokalitete e në disa pjesë të qyteteve! Por, kjo formë e komunikimit me qytetar, dhe kjo praktikë është bërë, thuajse ke një shabllon në tavolinë!

Sa, ka dobi qytetari nga këto tubime ? Apo kjo është një formalitet, për të përmbushur një obligim ligjor nga ana e institucionit.

Edhe pse duhet ndryshuar, formatin e pjesëmarrësve në këto dëgjime buxhetore!
Në këto dëgjime, duhet të jetë pjesëmarrës Kryetari i Komunës me stafin e tij, e jo vetëm drejtori për buxhet e financa apo ndonjë drejtor sa për t’i bërë shoqëri !

Mos prezenca e drejtorit për Shërbime Publike, i cili ka udhëhequr me shpenzimet publike për një vit, dhe i cili duhet dhënë llogari para qytetarëve për investimet në atë lokalitet apo mos investimet!

Para se të kalohet në dëgjimin buxhetor, përfaqësuesit nga Komuna, duhet dhënë llogari para qytetarëve, e jo të lexohen vetëm pretendimet për buxhetin e vitit vijues!

Këto buxhete të centralizuara nga Qeveritë e nivelit qendror, Kryetarëve të Komunave iu ofrojnë komoditet dhe këta aspak nuk e qajnë kokën për t’u angazhuar që të ketë mirëqenie, zhvillim dhe punësim në Komunat ku ata udhëheqin !

Kësaj i thonë “Nikoqir në shtëpi, por kuleta mbushet në kojshi!
Përse, ky Kryetar të angazhohet për investitor të jashtëm, apo të sjell edhe investime në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, si dhe lehtësimin e ardhjes së afaristëve të ngritën kapacitete prodhuese në Komunë…….????!!!!!

Me këtë formë, të centralizimit të buxhetit iu jep mundësi, çdo individi të kandidojë për Kryetar Komune!

Këta Kryetar, obligim të vetëm e kanë që t’a menaxhojnë këtë para publike, edhe pse buxhetet e Komunave, janë buxhete sociale, buxhete të mbijetesës, por, një ditë edhe mund një komune t’i vihet dryri!

ARKATANA

Derisa, kjo politikë e ndërtimit dhe shpërndarjes së buxhetit është e këtillë, ku një Komunë asnjë kiosk apo berber nuk e ka në territorin e vet, por, financohet, por si në sistemin e kaluar në ish Jugosllavi, nuk do të ketë zhvillim ekonomik!

Decentralizimi, për territore e bënë, por, edhe arka – kuleta është dashur të ndahet!
Por, jo arkën ta mbush tjetër kush, kurse parat t’i shpenzosh pa u angazhuar për ta mbushur arkën e Komunës!

Krahas me decentralizimin e territoreve dhe krijimin e komunave xhuxhe, dhe si obligim është dashur t’a kenë edhe buxhetin t’a krijojnë, shumë Komuna as që kishin marrë mundin të krijohen si njësi administrative!

Komuna me nga 1mijë banor, me një shitore, dhe një kioskë, kurrë nuk mund të qëndroni në këmbë!

Por, tani me një formulë e cila bënë ndarjen e buxhetit për Republikën e Kosovës, ndash punove ndash s’punove, paret në pliko t’i sjell Qeveria !
Me këtë logjike të ndarjes së buxhetit, duhet çdo fshat në Kosovë të kërkojë të jetë Komunë !

Derisa, kemi këtë sistem të arkëtimit dhe ndarjes buxhetor, këtyre Kryetarëve të Komunave iu ipet komoditet, dhe çdoherë do të arsyetohen se këtë buxhet qendra -Qeveria na i ka nda!

Kurse ,me të hyrat vetanake nga tatimi në pronë, planifikimi gjithherë bëhet nën mundësitë e inkasimit, me qëllim që në fund gjatë raportimit të del s’i Komunë që i ka tejkaluar parashikimet!

Ndërsa, Komunat serbe as që bëjnë ndonjë planifikim real, sepse as që marrin mundin të inkasojnë, por, presin formulën famoze nga e cila Qeveria ia shpërndan mjetet e taksapaguesve shqiptarë!

Prandaj, përse të mbahen dëgjimet publike?
Kërkesa të shumta, kërkesa të cilat vetëm në një vendbanim janë me dhjetëra miliona, kush mund të premton se do të realizohen?
Qytetari, dalëngadalë është ka e kupton se “fjalë kallaballëk, konak s’ka”!
Dëgjime buxhetore, por, buka pa kore!