Eko Higjiena

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona të dyshuar për trafikim me njerëz

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sot ka ndaluar dy persona me inicialet A.S. dhe R.S., të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi se të lartcekurit, gjatë muajve Korrik dhe Gusht 2021, kanë trafikuar dy viktima të mitura, njëra rreth moshës 15 vjeç, ndërsa tjetra 17 vjeç, në rajone të ndryshme të Kosovës.

Hidromorava

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh./rajonipress/