United Hospital

Arrestohen dy shtetas të huaj, kishin qëndruar në Kosovë ilegalisht

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dalje të Kosovës, në vendkalimin kufitar Bërnjak kanë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, shtetas të huaj të cilët kishin qëndruar në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, të dyshuarit kishin qëndruar ilegalisht në vend, derisa ata nuk posedonin viza hyrëse në Kosovë dhe gjatë verifikimit në sistem nuk figuronin as që kishin hyrë përmes ndonjë pike kufitare.

United Hospital

“SPK, Bërnjak 22.08.2021 – 16:00. Në dalje të Republikës së Kosovës në vendkalimin Kufitar Bërnjak janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas të huaj të cilët kishin qenë me veturë me targa të shtetit të tyre ( të huaja) dhe të njëjtit dyshohet se ilegalisht kishin qëndruar në territorin e Kosovës. Të dyshuarit nuk posedonin viza hyrëse në territorin e Kosovës apo ndonjë vizë tjetër të ndonjë vendi shengen dhe gjatë verifikimit në sistem nuk figurojnë se kishin hyrë përmes ndonjë pike kufitare. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.