ARKATANA

Policia e Kosovës në Gjilan arreston një të dyshuar për përfshirje në veprën penale “lajmërimi apo kallëzimi i rremë”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Më, 10 gusht 2021, rreth orës 04:50, ankuesi i S.B. (1989) mashkull, kosovar, ka raportuar se persona të panjohur janë futur në shtëpinë e tij përmes një dritareje të podrumit. Sipas deklaratës së S.B., i janë vjedhur një shumë e konsiderueshme e të hollave. Njësitet e Hetimeve Rajonale-Gjilan, pasi pranimit të rastit kanë filluar me veprimet hetimore intensive; intervistimit të familjarëve të ankuesit dhe janë shikuar kamerat e sigurisë që ishin të vendosura në shtëpi. Nga këto veprime hetimore, hetuesit policorë, kanë krijuar dyshime të reja. Prandaj, ‘ankuesi’ është ri-intervistuar nga ana e hetuesve policorë, por tanimë në cilësi të të dyshuarit. Gjatë ri-intervistimit i dyshuari S.B., në prezencë të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare, pas ballafaqimit me provat e gjetura nga hetuesit policorë, i njëjti deklaron se rastin ‘vjedhje e rëndë’ e kishte inskenuar pasi që shumën e të hollave në vlerë të konsiderueshme të deklaruar si të vjedhur, në fakt e kishte shpenzuar në mënyra të ndryshme.

Eco Higjiena

Bazuar në deklaratën e dytë të të dyshuarit dhe provave të qëndrueshme të gjetura nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj S.B. është iniciuar rasti ‘lajmërimi apo kallëzimi i rremë’. Me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.