Fundamenti

Zjarre në Gjilan e fshatra

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatin Livoçi i Epërm, në Gjilan është raportuar për një zjarr në Deponinë e cila gjendet rreth një kilometër në afërsi të fshatit të lartcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësit i zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.

Edhe tek Shadërvani i artarëve, në Gjilan është raportuar për një shpërthim në depon e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili kur kishte hyrë në depo kishte ndezur cigaren dhe kishte ndodhur shpërthimi i një bombole të gazit nga e cila dyshohet se kishte rrjedhur gazi në hapësirën e depos. Nga shpërthimi lëndime të rënda trupor e ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor. Përveç lëndimit të viktimës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura.

Fundamenti

Kurse në fshatin Bukovik, të Gjilanit është raportuar se rreth 20 hektar janë përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/