Fundamenti

Në Gjilan arrestohet një person i dyshuar për vepër penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në Gjilan, përmes rrugëve operative ka siguruar informata relevante për vendndodhjen e të dyshuarit me iniciale (M. Sh.), i cili që nga viti 2018 ka qenë në arrati.

Për personin e dyshuar të potencuar më lart me iniciale, Policia e Kosovës në vitin 2018 gjatë hetimit të rastit ka siguruar prova të besueshme tek të cilat ka mbështetur dyshimet se i njëjti ka kryer veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”, mirëpo që nga ajo kohë e deri më tani i dyshuari ka qenë i pakapshëm për organet ndjekjes penale.

United Hospital

Pas arrestimit i dyshuari i lartcekur është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend si dhe veprave penale në përgjithësi dhe po ashtu ndërmarrjen e veprimeve efikase operacionale për identifikimin, arrestimin dhe sjelljen e personave të përfshirë në veprime të kundërligjshme para organeve të drejtësisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.