FIDANISHTJA

Mini-Shengeni Ballkanik, Berisha: Rama po përdoret nga Vuçiq për të kapur autoritetet e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha ka thënë se iniciativa e Minishengenit e filluar nga Rama, Vuçiqi e Zaev është destabilizuese për Ballkanin.

Berisha në një videolidhje në “Debat Plus” ka thënë se kjo aleancë trilaterale nuk i shërben paqes në Ballkan, por nxit fantazmat e vjetra dhe rivalitete të panevojshme.

“Edi Rama po përdoret nga Aleksandar Vuçiq për të kapur autoritetet e Kosovës me të cilat [Vuçiq] nuk po mund të merret vesh”, tha lideri historik i PD-së.

Ish-kryeministri i Shqipërisë thotë se në Uashington Kosova dhe Serbia u paraqiten si të barabarta derisa sipas tij në Minishengen këto shtete nuk po paraqiten të barabarta.

Uji Dea

Berisha ka thënë se nuk do të ishte kundër Minishengenit nëse ajo të do ishte e barabartë për të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

“Nëse nuk është Mali i Zi, Bosnja, Kosova, me Minishengenin po krijohet një aleancë politike trilaterale karshi vendeve tjera e më së shumti aleancë kundër Kosovës. Vuçiqi nuk e pranon Kosovën si të barabartë mes të barabartëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Lideri historik i PD-së në Shqipëri thotë se Ballkani e ka provuar hegjemoninë e Serbisë.

“Kurti nuk ka kërkuar asgjë më shumë se barazi mes shteteve”, tha ndër të tjera Sali Berisha./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.