Komisioni i etikës, me presionin e ndërkombëtarëve
Se sa e painteresuar ishte politika kosovare e këtyre viteve të pasluftës, për ndërtimin e institucioneve funksionale dhe kredibile, me një demokraci të mirëfilltë, më së miri tregon fakti që ligjvënësit dhe politikanët nuk u kujtuan për gjithë këto vite rresht që në funksion të ndërtimit të një kulture dhe demokracie të mirë- filltë parlamentare ta themelojnë edhe komisionin e etikës.
Hertica: Imponimi për një mekanizëm të tillë vjen nga amerikanët.
“Komisioni i etikës mund të themelohet, por do të varet nga efikasiteti i punës dhe angazhimit të tij vendimmarrës. Tanimë është shumë vështirë të imagjinohet që ky komision do të mund të shkarkojë deputetë, të cilët mund të jenë të korruptuar”, u shpreh për gazetën analisti Blerim Burjani
Se sa e painteresuar ishte politika kosovare e këtyre viteve të pasluftës, për ndërtimin e institucioneve funksionale dhe kredibile, me një demokraci të mirëfilltë, më së miri tregon fakti që ligjvënësit dhe politikanët nuk u kujtuan për gjithë këto vite rresht që në funksion të ndërtimit të një kulture dhe demokracie të mirë- filltë parlamentare ta themelojnë edhe komisionin e etikës.
Ky i fundit u erdhi tani si propozim në pako nga zyrtarët e Kongresit Amerikan. Analistët politikë dhe njohësit e praktikave të funksionimit të demokracive të shëndosha parlamentare vlerësojnë se pikërisht ky moment është një dëshmi shtesë se politika kosovare nuk ka gatishmëri që të krijojë institucione me etikë dhe kulturë demokratike pa intervenimin e faktorit ndërkombëtar, në këtë rast të SHBA-së.
Për ekspertin e sundimit të ligjit, Blerim Burjani, edhe pse ligjvënësit kosovarë e kanë pranuar me shumë vullnet publik themelimin e një komisioni të tillë, dyshon shumë se kjo politikë e papërgjegjshme do të tregohet serioze edhe në fuqizimin e rolit vendimmarrës të këtij komisioni, si dhe në respektimin e plotë të vendimeve që do të mund të merren nga i njëjti gjatë punës së tij.”Komisioni i etikës mund të themelohet, por do të varet nga efikasiteti i punës dhe angazhimit të tij vendimmarrës. Tanimë është shumë vështirë të imagjinohet që ky komision do të mund të shkarkojë deputetë, të cilët mund të jenë të korruptuar. Para se të themelohet duhet të rishikohet baza ligjore, për të shikuar edhe produktivitetin në të ardhmen e këtij komisioni. Komisioni për etikë do të ishte një komision, i cili verifikon pastërtinë etike të përfaqësuesve të popullit, duke raportuat në Kuvend dy herë në vit, pastaj të përjashtojë deputetët nga seanca po qe se paraqesin probleme në punën e Kuvendit. Ky komision duhet të shqyrtojë edhe deklaratat financiare të deputetëve dhe të njëjtat t’i raportojë para kuvendit”, u shpreh Blerim Burjani për “Kosova Sot”

