Fundamenti

BE i përgjigjet Kurtit: Nuk do të ketë proces të ri, por vetëm vazhdim të dialogut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Bruksel, në prag të takimit të parë më presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. E gjithë agjenda, pritet të filloj në mëngjes e të përfundoj me konferencën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në orën 13:00.

Derisa për Qeverinë e Kosovës takimi i nesërm nuk është dialog por takim për dialogun e ardhshëm, për Bashkimin Evropian ky nuk është dialog i ri, por vazhdim i dialogut.

“Në Kosovë tashmë kemi një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti. Presim angazhim maksimal nga ta. Ky nuk është një proces i ri, por vazhdim i dialogut që ka filluar në vitin 2011, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe në të cilin,” nënvizoi zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE Josep Borrell, duke shtuar se “të dy partnerët po shkojnë drejt një të ardhme evropiane”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Peter Stano.

Stano theksoi se presin që të dyja palët të mbeten të përkushtuara ndaj dialogut dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.

Eco Higjiena

Pritje të vogla nga dialogu ka profesori Richard Caplan i cili thotë se Kurti nuk e ka marrë seriozisht dialogun.

‘Unë kam pritje të vogla për dialogun pasi Kurti nuk e cilëson si çështje të rëndësishme për të. Takimi i nesërm është thjeshtë përgatitje për takimet e ardhshme që do të zhvillohen në të ardhmen. Vetëm dialogu mund të normalizojë raportet mes dy vendeve, dhe vetëm me normalizim vendet mund të arrijnë integrimet euroatlantike”, deklaroi Richard Caplan.

Njohësi i çështjeve politike Arbër Fetahu thotë se në këtë takim Lajçak do të presë pritjet minimale nga palët për procesin e dialogut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.