ARKATANA

Hoti kërkon nga Kurti raportim për pesë pika në lidhje me dialogun

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryeministri Hoti ka kundërshtuar mënyrën se si kryeministri Kurti po kërkon të diskutohet në Kuvend për dialogun.

“Kërkesa e Kryeministrit për diskutim në Kuvendin e Kosovës të premten lidhur me ecurinë e deritanishme të dialogut është shtruar gabimisht. Raporti i dorëzuar nga Qeveria për deputetët përmban listën e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik të viteve 2011-2017”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti thotë se dialogu tash nuk është teknik por po bëhet për marrëveshjen përfundimtare.

Deputeti i LDK-së ka përcaktuar edhe pesë pikat që sipas tij Kryeministri të premten duhet të raportojë në Kuvend.

1.për parimet mbi të cilat do të dialogohet (që në fakt paraqesin vijat e kuqe për palën kosovare),

2.për objektivat e dialogut (çfarë pritet të arrihet në fund të procesit),

United Hospital

3.për organizimin e palës kosovare në procesin e dialogut, për ekspertët dhe institucionet akademike që duhet përfshirë në dialog,

4.për mënyrën se si do të sigurohet transparenca dhe llogaridhënia gjatë procesit, përfshirë rolin mbikëqyrës të Kuvendit dhe qasjen në proces për shoqërinë civile dhe mediat,

5.për mënyrën si do të sigurohet mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces, koordinimi me ta për objektivat e dialogut dhe përfshirja e tyre në dinamikën e dialogut.

Sipas Hotit, çdo lloj raportimi që nuk fokusohet në këto pika është përsëritje se seancave të mëparshme të organizuara gjatë dialogut teknik.

“Është tepër me rëndësi të kemi qëndrim të qartë nga Qeveria për këto çështje dhe të ndërtojmë konsensusin e nevojshëm politik dhe shoqërorë për të përmbyllur këtë proces tani kur është krijuar momentumi i nevojshëm dhe kur ekziston qëndrimi i qartë i partnerëve kyç në kuadër të BE-së dhe i SHBA-së”, ka shkruar më tej Hoti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.