Hidromorava

Nga pakujdesia vetura përfundon jashtë rrugës, lëndohet një pasagjer

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në rrugën “Hasan Remniku” në Gjilan i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka përfunduar jashtë rrugës duke u rrokullisur.

Si pasojë, lëndime ka pësuar vet i dyshuari dhe një pasagjer mashkull kosovar në veturën e të dyshuarit. Pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit, drejtuesi është liruar, ndërsa pasagjeri vazhdon trajtimin në repartin e ortopedisë në spitalin e Gjilanit.

FIDANISHTJA

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/