Tetë aktakuza të ngritura në Anamoravë
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”, një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”./rajonipress/


