Humb jetën foshnja në repartin e Gjinekologjisë në Gjilan, prangoset mjeku
Gjilan – Në Spitalin Rajonal të Gjilanit viktima femër kosovare ka informuar se gjatë lindjes në repartin e gjinekologjisë, foshnja e saj ka vdekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (doktor) dhe është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


