Hidromorava

Kurti: Marrëveshja me NATO-n është e dëmshme, dalëngadalë do ta ndryshojmë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura e ka pyetur sot kryeministrin Albin Kurti për qëndrimin që ka tani si kryeministër për marrëveshjen që ai e kishte konsideruar të fshehtë në mes të Kosovës dhe NATO-s, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri Albin Kurti tha se vazhdon që ta konsiderojë këtë marrëveshje të dëmshme për interesin e qytetarëve.

“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e qytetarëve të Kosovës. Unë vazhdoj t’i qëndroj pas asaj që kam thënë në vitin 2020. Unë nuk kam akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së për shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij. E kam akuzuar titullarin e mëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që kam dhënë firmën në një shkresë të tillë. Një problem që i ka rrënjët 8 vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet me një takim të vetë. Atëherë çështjen e kam referuar në prokurori dhe i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-së do të vazhdojnë që të thellohen”, tha Kurti

Nura më pas insistoi në pyetjen e tij në drejtim të Kurtit.

Hidromorava

“Në marrëveshje të vitit 2019 janë dy titullar, sepse është nënshkruar nga dy persona. Ju a e përkrahni këtë marrëveshje si kryeministër apo jo?”, ka insistuar Nura.

Duke iu përgjigjur Nurës, Kurti tha se marrëveshja me NATO-n është një marrëveshje e dëmshme që nuk mund të rregullohet me një takim të vetëm me zyrtarë të NATO-s.

“Unë u përgjigja që kjo është një marrëveshje e dëmshme që e kemi trashëguar si shumë fakte të mëhershme. Nuk mund ta rregullojë një të keqe të madhe me një takim të vetëm të parë. Më 19 prill 2013 ka nënshkruar ish-kryeministri i Kosovës me ish—kryeministrin e Serbisë në 15 pika, gjashtë prej të cilave i referohen Zajednicës. Aty janë rrënjët e së keqes. Aty kanë qenë dy marrëveshje. Një që është bërë me BE-në dhe një me NATO-n e që nuk është sjellë kurrë në Kuvendin e Kosovës as për ratifikim”, ka thënë Kurti. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.