United Hospital

Haxhiu i vlerëson “përpjekjet serioze të Kurtit”, s’i vjen mirë që LDK i pezulloi takimet, AAK’së i kërkon të jetë konstruktive

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se i ka mirëpritur takimet e zhvilluara “me ftesë të kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, zotit Albin Kurti”, si dhe dy partive të tjera.

Haxhiu tha se si vjen mirë për pezullimin e takimeve nga ana e LDK’së, e cila po përballet me një nismë për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, i cili tha se e mori vendimin për pezullim.

“E kam vlerësuar pozitivisht qasjen e LDK-së dhe PDK-së, pra që kanë pranuar që të vazhdojnë këto takime. Nuk më duket mirë që tashmë LDK-ja ka pezulluar takimet për të arritur një marrëveshje. Ftoj edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që t’i përgjigjet pozitivisht ftesave për takime sepse nuk mund të kemi marrëveshje pa pasë takime”, tha Haxhiu sot para mediave.

ARKATANA

Sipas saj, qasja serioze, konstruktiviteti në këto diskutime, sjell te një marrëveshje.

“Edhe një herë duhet të theksoj, siç kam thënë më përpara, qytetarët e Republikës së Kosovës përmes votës së tyre i kanë ndëshkuar bllokadat apo qëndrimet bllokuese, të cilat pamundësojnë që ta zgjedhim presidentin e vendit. Kosovës i duhet një president me mandat pesëvjeçar, prandaj rreth kësaj duhet të ketë përpjekje maksimale, pra duhet të ketë përbashkim nga të gjitha palët”, tha ajo./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.