KKVITI

Policia shqipton në rajonin e Anamoravës 564 fletë paraqitje për mos respektim të masave

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore një javore 12 maj 2021 deri me 19 maj 2021, në të gjitha shtatë komunat e Rajonit të Gjilanit, kanë shqiptuar gjithsej pesëqind e gjashtëdhjetë e katër (564) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.

Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar(AVUK-ut), në kontrolle të lokaleve hoteliere ku dyshohet se mbahen organizime të ndryshme duke mos i përmbush masat e kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës Anti COVID- 19.

Uji Dea

Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore./rajonipress/