Mobi Casa

Ambasadori amerikan në linjë me ambasadorin gjerman: Serbia u bombardua për ta parandaluar gjenocidin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se ShBA-ja është e zhgënjyer me zvarritjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Godfrey në një intervistë për gazetën serbe Kurir ka thënë se zvarritja e procesit dëmton njerëzit në rajon.“ShBA-ja është e zhgënjyer me zvarritjen e tanishme të dialogut. Jam i kënaqur që autoritetet në Serbi e njohin rëndësinë e zgjidhjes së problemit si dhe zvarritja dëmton vetëm njerëzit në rajon dhe vazhdon të vazhdon të inkurajojë emigrimin e njerëzve. Ne përkrahim përpjekjet e emisarit Lajçak, dhe mezi presim për drekën e planifikuar me liderët e rajonit në javët në vazhdim”, ka thënë Godfrey.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit gjerman, Thomas Schieb i cili ka thënë se bombardimi i Serbisë më 1999 ka qenë i domosdoshëm për të parandaluar një gjenocid dhe katastrofë humanitare.

UBT

Godfrey në përgjigjen e tij dhënë për Kurir-in serb tha se qëndrimi i ambasadorit gjerman nuk është i ri dhe se ShBA-ja beson që Slobodan Millosheviqi e udhëhoqi Serbinë drejt përgjakjes në vitet e 90-ta.

“Ambasadori Schieb është një mik i mirë dhe një njeri i nderuar që punon pa u lodhur për të rritur investimet gjermane dhe për të ndihmuar Serbinë. Nuk jam i sigurt pse publiku u befasua nga deklarata e tij – kjo pikëpamje nuk është e re dhe shumë vende bien dakord. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë besojnë se Slobodan Millosheviç e udhëhoqi Serbinë në një rrugë të përgjakshme shkatërrimi në vitet 1990. Nuk ishte Serbia siç është sot dhe as nuk duhet të dëmtojë reputacionin e asaj Serbia që sakrifikoi kaq shumë në të dy luftërat botërore për të ndihmuar në sjelljen e paqes dhe stabilitetit në Evropë”, ka thënë ambasadori amerikan./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.