UBT

A e ka mbuluar myku UKZ, shqetësimet e organizatës studentore janë serioze

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Ky shkrim është vetëm fillimi i demaskimit të asaj që ka ndodhur muajve të fundit, kemi dëshmi dhe argumente të mjaftueshme që këtë vit ne jemi në garë me një pjesë të stafit e menaxhmentit të UKZ-së! Institucionet kompetente do të njoftohen në detaje me rrjedhën e procesit, organet tjera relevante tashmë kanë pak informacion! Ne, do të vazhdojmë të bëjmë atë që dijmë më së miri, të triumfojmë karshi mykut që e ka mbuluar UKZ-në thuhet në reagimin e organizatës studentore “Kadri Zeka”.

Reagimi i plotë

Zgjedhjet Studentore!
Të nderuar e t’dashur kolegë, staf i mirëfilltë akademik e administrativ, qytetar të Gjilanit dhe mbarë opinioni i gjerë.

Me 6 Maj, ditë e enjte mbahen zgjedhjet studentore në Universitetin “Kadri Zeka” ku tashmë ka ardhur koha të shpalosim befasinë e radhës për ju e një realitet të njohur tashmë për ne, fjala është për një organizatë “studentore” e cila ka vendosur t’i futet garës për këto zgjedhje, në fakt vendimin e morën ata në krye me atë, e këta, këta duhej zbatonin udhëzimet e tyre për të dalë me një si alternativë të re për studentët si një thes babadimri, ku secili nga fëmijët shpreh dëshirën, e futë dorën në thesin e babagjyshit dhe ‘bam’ u bë realitet!

Hidromorava

Në fakt, fillimi ishte kështu, pra thesi mendohej se ishte plot dhurata, të ngazëllyer u afruan fëmijët, fusnin duart…kur çka të shihnin…një thes plot mashtrime, plot etiketa e kushtëzime, plot intriga e servilizëm… të dëshpëruar u larguan, erdhën dhe na thanë shumë!!!

Sa shumë do t’i gëzoheshim një diskutimi të gjerë e thellë mes gjeneratash e individëve që kanë ide, mendim e bindje të sinqerta pa skenarist e regjisor, por jo, jo kësaj maskarade turpi çfarë vetëm idiotët mund të sjellin në mendje e tentojnë ta normalizojnë nëpërmjet rrugëve të ndyra që u vie era nepotizëm, korrupsion, shantazh e çka jo tjetër!

Dikush do të thoshte, si u bë që erdhën në këtë përfundim, a është vërtetë e mundur që të interferohet deri në këtë formë në çështjet e studentëve, por çka të thuhet më shumë nëse edhe listat e nënshkrimeve mbështetëse që në parim do të duhej të dorëzoheshin të premten, nuk u dorëzuan sepse duhej edhe një mbështetje nga ai, gjatë kollokuiumit që po e mbante ai, natyrisht ai nuk do gjë për këtë punë!

Ky shkrim është vetëm fillimi i demaskimit të asaj që ka ndodhur muajve të fundit, kemi dëshmi dhe argumente të mjaftueshme që këtë vit ne jemi në garë me një pjesë të stafit e menaxhmentit të UKZ-së! Institucionet kompetente do të njoftohen në detaje me rrjedhën e procesit, organet tjera relevante tashmë kanë pak informacion! Ne, do të vazhdojmë të bëjmë atë që dijmë më së miri, të triumfojmë karshi mykut që e ka mbuluar UKZ-në!
Rinia e bënë Dallimin.