ARKATANA

Mbi 10 mijë raste aktive me coronavirus, Kosova në pritje të kontingjentit tjetër të vaksinave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në Kosovë vazhdon të jetë numri i lartë i personave të infektuar me virusin SARS-CoV-2. Deri më tani që nga marsi i vitit 2020, janë infektuar 104 mijë e 042 persona. Kurse jetën nga ky virus e janë humbur 2 mijë e 129 qytetarë.

Por pavarësisht shifrave të larta të të infektimit dhe vdekjes, është një numër i madh edhe i personave që kanë arritur të shërohen nga COVID-19.

Deri më sot në Kosovë janë shëruar 91 mijë e 427 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive mbetet 10 mijë e 486, shkruan Telegrafi.

Hidromorava

Kujtojmë se dy ditë më parë kanë përfunduar edhe dozat e 24 mijë vaksinave AstraZeneca, që Kosova i kishte marrë përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Është thënë që Kosova do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Bashkimi Evropian më 20 prill njoftoi se deri në muajin gusht do të furnizojë Kosovën me 95,000 vaksina kundër coronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNtech në kuadër të një ndihme për vendet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.