Bujar Shabani: Pikët i kemi të nevojshme, luajmë për të fituar derbin me Prishtinën
Njëri ndër mesfushorët më të mirë në futbollin e Kosovës, futbollisti i Dritës, Bujar Shabani, shpreson se me bashkëlojtarët e tij do të dalin fitimtar në ballafaqimin në mes Dritës e Prishtinës, pasiqë sipas tij çdo pikë e humbur është një hap larg mbrojtjes së titullit të kampionit.
Shabani është shprehur i vendosur që do t’ju ndihmojë shokëve në këtë ballafaqim tejet të rëndësishëm për ti arritur objektivat të cilat i kanë para vete.
“Ne po shkojmë drejt përfundimit të kampionatit i cili është mjaft interesant, çdo pikë e fituar apo e humbur ka rëndësi tejet të madhe si në aspektin pozitiv dhe atë negativ. Prishtinën do ta presim në shtëpi, të gjithë futbollistët do të japim më të mirën që posedojmë, ndërsa fitorja ndaj Prishtinës do të ishte fitore të dyfishtë pasiqë do të eliminonim njërën nga skuadrat për titull të kampionit edhe pse ka ende ndeshje për tu zhvilluar, por edhe kjo fitore për ne do të thotë një hap më afër titullit të kampionit”, ka bërë të ditur Shabani
Mesfushori defanziv i “bardhekaltërve” të Dritës, Bujar Shabani, ka edhe një merak për tifozët e Dritës “Intelektualët”, që për shkak të pandemisë COVID-19 nuk do të jenë në shkallët e stadiumit.
“Është mëkat që “Intelektualët” nuk do të jenë në shkallët e stadiumit për shkak të pandemisë, do të ishte një festë e vërtet e futbollit por ne do të jemi ata që në fund do ti gëzohemi fitores, dhe këtë fitore do t’ju dhurojmë tifozëve ‘Intelektualëve’, të cilët për ne janë futbollisti i 12-të”, shprehet Bujar Shabani.
Pas 29 javëve, Drita kryeson në tabelë me 64 pikë e ndjekur nga Ballkani me 61 pikë, ndërsa Prishtina ka tubuar 60 pikë./rajonipress/


