Pëllumb Latifi e Fatlind Kërqeli kampion Kosovarë të “Kupa e Kosovës” në Bodybuilding
Dy sportistët e jashtëzakonshëm të sportit të bodybuildingut nga qyteti i Gjilanit, Pëllumb Latifi e Fatlind Kërqeli në garat e Fitnesit dhe Bodybulldingut në “Kupa e Kosovës”, janë shpallur kampion në kategorit e tyre.
Pëllumb Latifi është shpallur kampion në kategorinë Mans Physique, ndërsa Fatlin Kërqeli në kategorinë Mans Classic,të dy garuesit janë nga klubi i fitnesit Bodybuilding AL-BA/ Gym.
Meritë të veçantë për rezultatet e arritura ka edhe trajneri i këtyre dy sportistëve Bajram Musliu, i cili edhe njëherë tregoi se Musliu është një trajner me përmasa ndërkombëtare.
Rast të mirë për Latifin e Kërqelin për ti treguar edhe një herë aftësitë e tyre do të kenë me 11 qershor në garat Ballkanike ku do të mbahen në Drobeta në Rumani./rajonipress/


