UBT

Kur ndahet nga jeta artisti i spikatur i popullit Hamit Aliu

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

O, a dëgjoni vëllezër shqiptarë –
Prej kësaj bote na iku njëvalltarë !
O , n’ dasma , n’ festa e në konak –
Na la t’ vetëm në Karadak !

O, prej Shurdhanit , Hamit Aliu –
Metraditë ,o, vallet na i shkriu !
O,në çdo vend Hamiti ku vallëzoi –
Çdo gazmend e hijeshoi !

O,nëpër festa e festivale –
Vallëzoi valle tradicionale !
O, në fejesa e në martesa –
Me vallëzime ju jepte shpresa !

O, kriste tupani , o, prej Shurdhani –
Rreth e m’ rreth krenohej Gjilani !
O, prej tupanit dridhej konaku –
Ç’ po krenohej mbarë Karadaku !

O, pokrenoheshin, o, gjithë këto treva –
Prej Gjilanit e te Presheva !
O, Kamenica dhe Bujanoci –
Hamit Aliut ,s’ i gjendej shoqi !

O, n’ festivalet , o, artistike –
Luante Hamiti , valle kreshnike !
O,nqytete e fshatra n’ male –
Luante Hamiti , valle tradicionale !

Hidromorava

O, se prej Shkupit te Kumanova –
Me Hamitin , mburrej Kosova !
O,Hamit Aliu, n’ valle prijatare –
Me ty, mburreshin trojet shqiptare !

Kur vallëzohej “Ibrahim Hoxha” dhe “Shota” –
Seç ua kishte lakmi , juve, e mbarë bota !
Kur vallëzohej “Marama” e “Deli Agushi” –
SYtë e t’ gjithë valltarëve shkëlqenin si rrushi !

O, kur vallëzoheshin “Mehmeti” dhe “Gajdet” –
Harroheshin vuajtjet , harroheshin gajlet !
Kur vallëzohej vallja e “Preshevës” –
Krenoheshin fshatrat e mbarë kësaj trevës !

O, kur vallëzohej vallja e “Miratocit” –
Krenoheshin dasmat e Tërrnocit e Bujanocit !
Kur vallëzohej vallja e “Raincës” e “Bilaqit” –
Shpirt e zemër kënaqeshin sikur prej ilaqit !

O, flejë i qetë , o, biri i Shurdhanit –
T’ qoftë i lehtë , o, dheu i Vatanit !
O, flejë i qetë , o, burri i konakut –
T’ qoftë i lehtë dheu i Karadakut !

O, flejë i qetë , o, burri i trimërisë –
T’ qoftë i lehtë dheu i Dardanisë !
O, flejë i qeetë , o, mësuesi i Malësisë –
T’ qoftë i lehtë dhe i Ilirisë !

Gjilan, më 18.04.2021 vj.
Demir KRASNIQI