Mobi Casa

Fitore e madhe e Dritës në “Riza Lushta” të Mitrovicës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Futbollistët e Dritës në javën e 29 të Superligës së Kosovës në futboll, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë kanë arritur ta mposhtin Trepçën’89 me rezultat 0:1.

Me këtë fitore “bardhekaltërtit” e Dritës edhe më tutje kryesojnë tabelën në Superligë e ndjekur nga Ballkani e Prishtina.

Vendësit ishin ata që të parët atakuan portën e Dritës.

Në minutën e 9, Ardian Muja gjuan fuqishëm gjuajtja ndalet nga Namani, ndërsa vendësit kërkuan penallti por kështu nuk mendoi gjyqtari i kësaj ndeshje Alban Shala.

Në minutën e 25, Jashari gjuan brenda në zonë por gol të sigurt shpëton portieri i Dritës, Faton Maloku.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Adenis Shala i vetmuar gjuan por plogësht e bukur intervenon Maloku duke shpëtuar rrjetën e tij.

Fundamenti

Në minutën e 54, Albion Pllana në zonë pengon Ilir Blakqorin e gjyqtari Alban Shala akordon në pikën e bardhë.
Nga pika e bardhë i pa gabuar ishte Festim Alidema duke mposhtur portierin Tofilovskin, 0:1.

Në minutën e 67, Erjon Vuqaj gjuan bukur por rrjetën e shpëton Tofilovski.

Në minutën e 74, Astrit Fazliu i vetmuar e i pa penguar gjuan jashtë portës.

Në minutën e 85, Hamdi Namani shënon me kokë por anulohet për shkak pozitës jashtë loje.

Me këtë fitore Drita vazhdon të jetë lider e e Superligës me 64 pikë, ndërsa në javën e ardhshme Drita do te jetë nikoqirë i Prishtinës./rajonipress/