United Hospital

Hoxhaj: Serbia ta pranojë Kosovën ose të mbetet në vitet e 90-ta

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia ka vetëm një opsion përpara dhe ai është që ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur.

Ish-kryediplomati kosovar ka thënë se detyrë e Bashkimit Evropian është ta bëjë të mundur sa më shpejt njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë dhe të sigurojë ulëse për Kosovën në OKB.

“Serbia ka vetëm një opsion dhe ai është ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur, ose të mbetet në mesin e viteve të 90-ta, ashtu siç është tani, me Vuciqin dhe Daçiqin. Është detyrë e Bashkimit Evropian ta bëjë të mundur këtë pa u vonuar, pa dialog teknik, por vetëm me njohje reciproke dhe me ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Nuk ka tjetër zgjidhje”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

ARKATANA

Këtë javë është publikuar një hartë me ndryshime kufijsh në Ballkan që po raportohet se i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, si propozim për të ardhmen e rajonit.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke folur për hartën ka thënë se pajtohet me kufijtë ekzistues, duke thënë se kufijtë e Serbisë janë me Kosovën brenda tyre.“Pajtohem me kufijtë ekzistues, që janë Serbia me Kosovën dhe Metohinë, Bosnjë-Hercegovina si e tërë por duke respektuar integritetin e Republika Sërpskas në kuadër të saj”, ka deklaruar Vuçiq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.