UBT

Të pasurit e sektorit të varfër

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Njerëzit të cilët udhëheqin me sektorin e shëndetësisë në Kosovë kryesisht janë të pasur. Pos banesave dhe tokave ata kanë në konto mijëra euro të kursyera. Pasuria e tyre është rritur prej vitit të kaluar.

Ndonëse sistemi shëndetësor i Kosovës po vazhdon të përjetojë ditë të rënda, gjendje krejtësisht tjetër ekonomike kanë udhëheqësit e këtij sektori.

Para të gatshme në xhirollogari, pasuri të paluajtshme e orendi të shtrenjta shtëpiake kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.

FIDANISHTJA

Nga deklarimet e pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit del se udhëheqësit e sektorit të shëndetësisë posedojnë paluajtshmëri prej qindra mijëra eurosh, duke përfshirë edhe shtëpi e vetura luksoze, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, nga deklarimet që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit nuk ka ndryshime të mëdha nga pasuria që ka deklaruar një vit më parë.

Edhe sivjet, po sikurse vitin e kaluar, Rrahmani ka deklaruar se ka në pronësi si pasuri të paluajtshme një shtëpi prej 100 metrash katrorë, të blerë me vetëfinancim. Ai po ashtu është pronar i 2400 metrave katrorë të malit dhe të një lokali prej 50 metrash katrorë që figuron në listën e paluajtshmërive të ministrit Rrahmani./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.