ARKATANA

Deliu-Kodra: Republika e Kosovës, shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të kthehen në Kuvend dhe të marrin pjesë në procesin e konstituimit.

“Bëj thirrje që LVV-ja të vijë në Kuvend dhe ta zbatojë njëherë e përgjithmonë Rregulloren, sepse ata janë të njohur për mosrespektim të Kushtetutës”, tha Deliu-Kodra, transmeton Klankosova.tv.

Ajo e vlerësoi situatën politike në vend si të paprecedentë dhe të rëndë, duke e akuzuar Albin Kurtin për krizat e njëpasnjëshme politike.

Fundamenti

“Republika e Kosovës është në një situatë të paprecedentë, në një situatë të rëndë dhe këto kriza të njëpasnjëshme i konvenojnë Albin Kurtit. Thirrja jonë është që ai të kthehet në Kuvend, që ta ushtrojmë mandatin tonë si deputetë të opozitës”, u shpreh ajo.

Në fund, Deliu-Kodra tha se interesat e shtetit duhet të jenë mbi ato personale.

“Republika e Kosovës është shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit”, deklaroi deputetja e zgjedhur e PDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.