Hidromorava

Ymeri: Janë tri zgjidhje në tavolinë për zgjedhjen e presidentit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se është problematike që Vjosa Osmani ka deklaruar në fushatë se ishte manipuluar nga LDK-ja për disa qëndrime kundër Kurtit.

“A garanton tash ajo se nuk do të manipulohet nga Albin Kurti?”, ka thënë Visar Ymeri në “Debat Plus”.

Ymeri thotë se janë tri zgjidhje për të dalë nga ngërçi i presidentit, përcjell Telegrafi.

FIDANISHTJA

“Një zgjidhje është të paraqitet një kandidat konsensual i opozitës ose i së paku dy prej tri grupeve parlamentare të opozitës. Një tjetër zgjidhje do të ishte opozita të merret vesh me Vetëvendosjen për një kandidat tjetër konsensual që do të ishte i pranueshëm nga të gjithë, e që kjo do të ishte zgjidhja me e mirë. Zgjidhja tjetër është të shkohet dhe të votohet zonja Osmani”.

Ish-deputeti thotë se do të ishte problematike shkuarja e serishme në zgjedhje pasi sipas tij shumë pak gjëra elektoralisht do të ndryshonin./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.